Rrufe vdekjeprurëse në Poloni, viktima e të plagosur në malet Tatra – A2

Rrufe vdekjeprurëse në Poloni, viktima e të plagosur në malet Tatra

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, si pasojë e rrufeve që goditën Poloninë gjatë një stuhie të fortë.

Një person i pestë humbi jetën në Sllovakinë fqinje. Incidenti më i rëndë ndodhi në një prej majave më të famshme të maleve Tatra, atë Giewont, ku edhe ra rrufeja më e fuqishme.

Stuhia zuri në befasi turistët e shumtë që ngjitën majën me mot të mirë. Raportime për viktima pati në zona të ndryshme të maleve, e të paktën 4 helikopterë u dërguan atje.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në kushte ekstremisht të vështira, mes reshjeve dhe erërave të forta. Banorë të qytezës malore të Zakopanit, në rajonin e Tatrës, postuan video të stuhisë.

Kryebashkiaku Leszek Dorula e shpalli të premten ditë zie kombëtare. 

Shkarkoni aplikacionin e A2