Sarri me pneumoni, Juventus pa trajner përballë Parmës dhe Napolit

Maurizio Sarri duhet të presë deri në mesin e muajit shtator për të debutuar në stolin e Juventusit.

Trajneri i bardhezinjve nuk do të jetë i pranishëm në stol në takimet përballë Parmës dhe Napolit, për shkak të pneumonisë e cila e ka prekur prej disa ditësh.

“Mungesa në këto dy ndeshje është e domosdoshme për një kurim të plotë”, thuhet në raportin mjekësor.

Sarri ndjeu shqetësimet e para të kësaj sëmundjeje në takimin e përvitshëm miqësor në Vilar Perosa.

Ndaj Parmës, këtë të shtunë dhe përballë Napolit javën e ardhshme, në stolin e Juventusit do jetë zëvendëstrajneri Xhovani Martusielo.

Shkarkoni aplikacionin e A2