SHBA, ekzekutohet vrasësi serial i homoseksualëve

Një vrasës serial, i cili vriste vetëm burra homoseksualë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ekzekutuar në Florida me injeksion vdekjeprurës.

Gary Ray Bowles pranoi se vrau 6 burra në vitin 1994, nga Florida në Merilend, por u dënua vetëm për tre vrasje.

Hetuesit thonë se 57-vjeçari i lindur në Virxhinian Perëndimore u rrit në një familje abuzive dhe punoi si prostitutë për homoseksualët disa vite përpara se të fillonte të vriste.

Bowles bëhet kështu i burgosuri i 99 që ekzekutohet në Florida që nga viti 1976, kur dënimi me vdekje u rivendos nga Gjykata e Lartë.

Ai është personi i 13 që ekzekutohet në SHBA gjatë këtij viti.

Shkarkoni aplikacionin e A2