U qëllua me plumb në kokë te “Myslym Shyri”, i riu ndërron jetë në spital. 4 të arrestuar dhe dy vëllezër të shpallur në kërkim

26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë ditën e djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.

Policia ka shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Ndërkohë, janë arrestuar në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.

Sipas policisë, rezulton se në ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K., 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A.K., 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç., teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç., i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Shkarkoni aplikacionin e A2