Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Viktimat e stalinizmit, Meta: Kujtesa largon frikën nga çdo formë diktature

Nga A2 CNN
23 Gusht 2019, 13:07 | Politikë
Viktimat e stalinizmit, Meta: Kujtesa largon frikën nga çdo

Në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, Presidenti Meta thekson se “disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton”.

Reagimin në mediat sociale, Kreu i Shtetit e shoqëroi edhe me dy fotografi realizuar gjatë vizitave në Kampin e Tepelenës dhe në burgun e Spaçit.

“Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës, por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes”, përfundon Presidenti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli