Zgjedhjet në Kosovë, si do të pozicionohet Vetëvendosja? – A2

Zgjedhjet në Kosovë, si do të pozicionohet Vetëvendosja?

Enis Sulstarova, kryetar i degës së Vetëvendosjes në Tiranë, zbuloi në studion e “Ditari” në A2 se “sistemi politik në Kosovë e bën të nevojshëm koalicionin” dhe për këtë arsye, Vetëvendosja po mendon që të formojë koalicion me LDK-në.

“Bën sens sepse ishte parti në opozitë dhe është e natyrshme që opozita të vijë në pushtet. Mendojmë që një qeverisje e kryesuar nga Albin Kurti i bën mirë edhe LDK-së. Kjo parti do të pastrohet nëse do të ketë koalicion parazgjedhor, që do të ketë një program të shkruar”, deklaroi Sulstarova.

“Çështjet kryesore do të jenë ndalja e korrupsionit dhe ndalja e rrëpirës në politikën e jashtme, pasi po flitet ende për ndarjen e Kosovës. Imagjinoni çfarë gjendjeje”, shtoi Sulstarova.

Më tej, Sulstarova tha se duhet të mbështetet prodhimi në mënyrë që të ndalet hemorragjia e ikjes së qytetarëve nga Kosova.

Shkarkoni aplikacionin e A2