Zjarret në vend, Presidenti Meta u bën thirrje institucioneve: Merrni masa efektive të emergjencës

Presidenti Ilir Meta reagoi për situatën e krijuar nga përhapja masive e zjarreve në qarqet Gjirokastër dhe Lezhë.

Kreu i Shtetit “inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre”.

“Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”, lexohet në njoftimin e Presidencës.

Shkarkoni aplikacionin e A2