Një person ka humbur jetën gjatë paradites së të shtunës, pas një aksidentit të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.
Policia e Fierit njofton se rreth orës 10:15 në vendin e quajtur "Kafaraj", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, F.T., 24 vjeç, nga Gorishova.
Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit tjetër ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar pak orë më vonë.