Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Amazona në flakë, 2500 vatra zjarri mbeten ende aktive

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 13:31 | Bota
Amazona në flakë, 2500 vatra zjarri mbeten ende aktive

Një pjesë e konsiderueshme e pyjeve të Amazonës tashmë janë shkrumbuar nga zjarri që vazhdon prej pesë ditësh.

Pavarësisht luftës nga toka dhe ajri, ende aktive mbeten 2500 vatra zjarri, të cilat të ndihmuara nga era përhapen edhe më shumë. Shtëllungat e tymit ngrihen në ajër, duke shndërruar edhe ditën në natë.

Nga 73 mijë vatra zjarri, pjesa më e madhe është vënë nën kontroll, megjithatë thuajse gjysma e rajonit të Amazonës është shkrumbuar. Sipas të dhënave të para satelitore, pemët e Amazonës po digjen në një normë thuajse sa 5 fusha futbolli brenda një minute.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani