British Airways, punonjësit në grevë, 5 ditë pa fluturime në të gjithë botën

Kompania e fluturimeve British Airways ka njoftuar se do të anulojë fluturimet e saj, në datat 9, 10 dhe 27 shtator, pasi punonjësit e saj do të mbajnë grevë me kërkesën për rritje rroge. 

Por menjëherë klientët kanë nisur ankesat pasi janë njoftuar se fluturimet janë anuluar edhe në data të tjera, nga 8 deri më 12 shtator. British Airways transporton 145 mijë pasagjerë në ditë, me 280 avionët e saj. Një avion i British ngrihet çdo 90 sekonda nga një aeroport në botë.

Në reagimin zyrtar, kompania thotë se po bën gjithçka për të mos shkaktuar vonesa apo paralizim të fluturimeve por punonjësit janë të vendosur të protestojnë ndërsa kanë refuzuar edhe rritjen e pagesës me 11.5%, që ka hyrë në fuqi prej muajit korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2