Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Java e kulturës baske, por demi i prish festën toreadorit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 11:41 | Lifestyle

Çasti i tmerrshëm kur demi i ngul bririn mes këmbëve toreadorit ka prishur disi atë që duhet të ishte një javë festimesh në Bilbao.

Me rastin e “Semana Granda” – “Javës së Madhe”, që zhvillohet çdo vit për të festuar kulturën baske në datat 17-25 gusht, ishte organizuar edhe dyluftimi tradicional me demat. Por ndërsa një fotograf po përpiqej të nxirrte fotot më të bukura të festës, demi ka arritur t’i ngulë brirët toreadorit Paco Urena. Në foto duket qartë dhembja që ndien toreadori, i cili më parë kishte ekspozuar dy veshë demi si trofe për fitoret e arritura në dyluftime të tjera.

Më shumë se 100 000 vetë mbërrijnë çdo vit në Bilbao në këtë periudhë me rastin e festës tradicionale, ku përveç dyluftimeve me demat, ka edhe muzikë live, panaire ushqimesh si dhe fishekzjarrë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë