Liverpool kalon një test të vështirë duke mundur thellësisht Arsenalin, një nga ekipet më në formë të momentit. Ndeshja zhbllokohet nga mbrojtësi kamerunez Matip në minutën e 41-të me një goditje me kokë mbresëlënëse.
Në minutën 49’, arbitri gjykon për faull të David Luiz, penallti që transformohet nga Salah.
Ndeshja mbyllet praktikisht këtu, me Liverpool që gjendet mirë me kundërsulmet e shpeshta, si ajo që realizon në mënyrë perfekte Salah në minutën e 58-të.
Ka hapësirë vetëm për golin e ngushëllimit për Arsenalin, i realizuar me një aksion të bukur nga ish lojtari i Sampdoriës Torreira në të 85-ën.
Me fitoren, Liverpool është në krye të klasifikimit me pikë të plota.