Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Laçi shpërdoron, super gol i brazilianit Hygor, Vllaznia e nis me këmbë të mbarë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 18:48 | Futboll

Vllaznia ka marrë tre pikët e para të kampionatit pas një gare të fortë, ku shkodranët i falen golit spektakolar të brazilianit të sapoardhur Hygor.

Ndeshja, që  filloi me shkelmin e parë nga ish futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares Çlirim Basha, u mbajt në ekuilibër gjatë pjesës së parë deri sa mesfushori brazilian gjeti në minutën e fundit të pjesës së parë një gjuajtje nga jashtë që mundi portierin moldav të Laçit Stajila.

Shkelmi i parë u dha nga ish futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares Çlirim Basha

Pjesa e dytë flet më shumë për Laçin, por djemtë e Sulejman Starovës nuk  arrijnë të barazojnë edhe me raste të shumta të shpërdoruara veçanërisht nga Xhixha.

Rezultati nuk ndryshon, dhe tifozeria shkodrane mund të festojë më së miri rikthimin në Superiore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë