Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndërron jetë përdoruesi i cigares elektronike, evidentohen 200 të sëmurë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 22:17 | Lifestyle
Ndërron jetë përdoruesi i cigares elektronike, evidentohen 200

Shënohet viktima e parë nga cigaret elektronike në Shtetet e Bashkuara, pasi ishte shtruar aty prej disa javësh.

Sipas qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, deri më tani janë identifikuar edhe 193 raste të tjera, në 22 shtete, ku dyshohet se të prekur janë përdoruesit e cigareve elektronike ndërsa raportuan se dita ditës po shtohen rastet e sëmundjeve te njerëzit si pasojë e cigares elektronike

https://a2news.com/2019/08/14/cigaret-elektronike-jane-te-demshme-4-te-rinj-ne-spital/

Mjekët thonë se pacientët po përjetojnë një sërë simptomash duke përfshirë kollitje, lodhjen, të vjellat dhe diarre.

Për më tepër, edhe pas trajtimit është shumë e vështirë që ketë përmirësime në shëndetin e atyre personave që përdorin këto lloj cigaresh.

Nuk është ende e qartë se cilat janë ato kimikate që shkaktojnë këto sëmundje, por mjekët kanë përhapur alarmin se ato janë të rrezikshme, po aq sa cigaret e tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë