Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Peshkaqeni 3,3 metra i gjatë kapet në Sazan

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 11:30 | Aktualitet

Një peshkaqen është kapur këtë të shtunë në afërsi të ishullit të Sazanit. Grabitqari detar ishte i  gjatë rreth 3,3 metra dhe peshonte 200 kg.

Mësohet se peshkaqeni është kapur në veri të ishullit të Sazanit, jashtë gjirit të Vlorës. Kjo është hera e dytë që një peshkaqen kapet në brigjet shqiptare brenda më pak se dy javësh.

Më 13 gusht, një peshkaqen i vogël është kapur në plazhin e Radhimës. Edhe pse ishte vetëm 1,5 metra i gjatë, ai ka shkaktuar panik te pushuesit.

https://youtu.be/tnRUFTZRa-4

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani