Shpërthen karburanti në autostradën Tiranë-Lezhë, 6 të plagosur – A2

Shpërthen karburanti në autostradën Tiranë-Lezhë, 6 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Talës mbrëmjen e së shtunës, në autostradën Lezhë-Tiranë, aty ku një  karburant ka shpërthyer.

Sipas burimeve të A2, fillimisht ka shpërthyer një bombul gazi duke shkaktuar flakë të madhe që ka përfshirë gjithë pikën e karburantit. 

Nga ky incident janë plagosur 6 persona. Njëri prej tyre, në gjendje më të rëndë, është dërguar në Tiranë.

Zjarrfikësit bënë të mundur përfundimisht shuarjen e flakëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2