Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Spektatori i veçantë në ndeshjen e golfit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 13:55 | Kapur në kamera

Asgjë nuk mund të shpërqendrojë një lojtar golfi kur është duke ekzekutuar gjuajtjen e tij më të mirë. As edhe një aligator, i cili i kalon fare pranë.

Video është xhiruar në Florida, në një klub privat ku Steel Lafferty po luante me miqtë e tij. Aligatori, mbi dy metra i gjatë, kalon pranë lojtarit, i cili ruan qetësinë dhe kryen gjuajtjen e tij. Më pas, zvarraniku largohet nga fusha derisa zhytet në liqen.

Së fundmi, aligatorët, numri i të cilëve në shtetin e Floridës shkon në 5 milionë, janë parë duke notuar në mes të rrugës, apo duke kapërcyer gardhin për t’u futur në një bazë detare.

https://a2news.com/2019/08/19/florida-aligatori-kapercen-gardhin-dhe-futet-ne-bazen-detare/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani