Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Surprizë në Premier, “Djajtë e kuq” fundosen në shtëpi

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 19:09 | Futboll
Surprizë në Premier, “Djajtë e kuq” fundosen në

Ishte nga viti 1989 që Cristal Palace nuk arrinte të fitonte në Old Trafford. Ia arriti sot pas një ndeshje plot emocione, ku miqtë kaluan në avantazh me Ayew në minutën 32’.

Pjesa e dytë flet vetëm për Manchester United, por pasaktësia e djemve të Solskjaer dëshpëron tifozerinë e zjarrtë vendase, dhe kulmon me penalltinë e gabuar nga Rashford (70’), i cili godet shtyllën.

Vendasit arrijnë barazimin me James në minutën 89’, por kur gjithçka përgatitet për minuta shtesë të zjarrta, një kundërsulm i Zaha, më i miri në fushë, mundëson Van Anholt (93’) golin e fitores historike të ekipit të veteranit Roy Hogson.     

Në ndeshjet e tjera të pasdites, Leicester fiton në transfertë 1-2 në Sheffield, West Ham fiton lehtësisht me Watford po në transfertë 3-1, Southampton fiton 2-0 me Brighton.

A2 CNN Livestream

Dita jonë