Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tirana nuk gabon, "shkatërron" Luftëtarin në pjesën e parë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 21:12 | Sporte të tjera
Tirana nuk gabon, "shkatërron" Luftëtarin në

Trajneri Ardian Mema kërkonte një fillim sezoni të zjarrtë dhe djemtë tij nuk e zhgënjyen në startin e sezonit në Superiore.

Kryeqytetasve iu deshën vetëm 45 minuta për të mbyllur “dosjen” Luftëtari falë tre golave që i shënuan portierit grek të Luftëtarit, Panajotis Paiteris.

Por ishte pikërisht një ish, keniani Ismael Dunga ai që hapi “vallen e golave”, në minutën e 30-të, pas një gabimi të mbrojtjes.

Grent Halili, që kishte shërbyer asist për Dungën, shpërblehet dy minuta më vonë nga Hasani, dhe dyfishon rezultatin. Gjirokastritët hyjnë në konfuzion, dhe Tirana  shënon sërish me penallti, me Idris Bathën, në minutën  e fundit të pjesës së parë.

Shumë pak ndodh në pjesën e dytë, me Tiranën që administron rezultatin dhe gjirokastritët tepër të demotivuar. Gjasat, për bardheblutë, janë  për një sezon si protagonist në Superiore.

Në ndeshjet e tjera, fitore minimale e Teutës ndaj debutuesve të Bylisit dhe të Skëndërbeut  ndaj Flamurtarit.

Është Arapi që shënon për durrsakët në minutën  e 34-të, ndërkohë që Teutës i anulohet një gol i Vilës në të 54-ën.

Në Korçë, Skëndërbeu merr trepikëshin vetëm në minutat e fundit, me një predhë të Nazmi Gripshit në minutën e fundit të kohës shtesë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani