Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Vrasja e Indrit Çelës, Gjykata lë në burg mikun e vëllezërve Kusi

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 12:55 | Kronikë
Vrasja e Indrit Çelës, Gjykata lë në burg mikun e

I vetmi i arrestuar nga ngjarja e rëndë dy ditë më parë në Tiranë, Lorenc Veliaj, 27-vjeçari që u mendua në fillim si autori i vrasjes së Indrit Çelës do të qëndrojnë në burg. Veliaj u paraqit sot përpara Gjykatës ku u njoh me masën e arrestit me burg për tre vepra penale, “vrasje në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “fshehje të krimit”.

26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë më 22 gusht. Ai u dërgua i plagosur në spital, ku edhe ndërroi jetë. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Kusi, të cilët dyshohet se kanë qëlluar të riun për një konflikt të çastit, ndërsa është arrestuar edhe babai i tyre, për moskallëzim të krimit. Sipas Policisë, vëllezërit Kusi kanë i kanë kërkuar Veliajt që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë