Zhgënjen Reali, bllokohet në shtëpi nga… Guardiola!

Një tjetër hap fals i Realit, pas një vere të komplikuar ku problemet me lojtarë si Bale dhe rezultatet zhgënjyese në miqësore kishin ushqyer polemikat e publikut madrilen.

Rezultati i sotëm në “Santiago Bernabeu” nuk do të ndihmojë, me “Blancos” që humbin dy pikë që mund të jenë shumë të vyer në fund të kampionatit kundër një ekip gjithsesi të rrezikshëm si Valladolid.

Ndeshja, pas një fillimi të mirë të Realit, vijon në një ekuilibër ku Valladolid preferon kundërsulmin, ku jo rrallëherë bëhet i rrezikshëm në portën e Courtois.

Në pjesën e dytë Reali afrohet me vështirësi në portën e miqve, dhe duhet një magji individuale e Karim Benzema, në të 82-ën për të  zhbllokuar rezultatin, me një gjuajtje kirurgjikale nga jashtë zonës.  

Tifozët e shumtë po fillonin të braktisnin vendet e tyre në stadium, gjithsesi jo të kënaqur nga loja e madrilenëve, kur vjen edhe  goli që ngrin buzëqeshjen e Zidane, me një aksion që finalizohet në të 88-ën nga Sergi…Guardiola. Dhe kjo ishte maksimumi i talljes me ndjenjat e tifozëve kryeqytetas.

Shkarkoni aplikacionin e A2