71 qese kokainë në stomak, gruaja arrestohet në aeroport

Një grua u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të La Romana në Republikën Domenikane, pasi iu zbuluan 71 qese me kokainë në stomak.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Drogës, gruaja e paidentifikuar u arrestua teksa bëhej gati të hipte në një avion drejt italisë.

E dyshuara u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e qeseve me kokainë nga stomaku.

Pesha e lëndës narkotike ishte 640 gramë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2