Disa minuta pas martese, çifti i ri përplaset për vdekje nga kamioni

Vetëm 5 minuta pasi ishin martuar, një çift amerikan vdiq tragjikisht në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Harley Morgan dhe Rhiannon Boudreaux, 19 dhe 20 vjeç respektivisht, po udhëtonin me makinën e tyre kur i përplasi një kamion në autostradë.

“Pashë djalin teksa vdiste. I kam akoma rrobat me gjakun e tim biri pasi po mundohesha ta nxirrja nga makina. Është një pamje që do të më përndjekë gjithë jetën. Do ta shikoj vazhdimisht atë kamion duke goditur makinën e djalit tim”, tha nëna e dhëndrrit.

Shkarkoni aplikacionin e A2