Dopietë e Griezmann, Barcelona merr fitoren e parë në kampionat – A2

Dopietë e Griezmann, Barcelona merr fitoren e parë në kampionat

Barcelona hodhi pas krahëve humbjen e papritur në javën e parë të kampionatit spanjoll, duke mundur 5-2 Real Betis në “Camp Nou”, para saktësisht 79159 mbështetësve, të cilët kishin mbushur stadiumin për takimin e parë në shtëpi të kampionëve në fuqi.

Gjërat nuk nisën edhe aq mirë për katalanasit, pasi pas vetëm çerek ore lojë ishte Nabil Fekir që kaloi në epërsi miqtë. Megjithatë Barca e mori veten dhe arriti të barazonte falë Griezmann, i cili shënoi golin e parë me klubin e ri. Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë ishte sërish francezi që shënoi, duke kaluar skuadrën e tij në avatnazh.

Fitorja u sigurua kur Perez, Alba dhe Vidal shënuan të tre gjatë pjesës së dytë, ndërsa një gol i Loren për Betis sigloi rezultatin përfundimtar 11 minuta nga fundit i takimit. Tri pikë të rëndësishme për të besuarit e Valverde-s, për të mos humbur shumë distancë me kreun.

Shkarkoni aplikacionin e A2