Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Forbes”: Scarlett Johansson, aktorja më e paguar në botë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2019, 10:31 | Showbiz
“Forbes”: Scarlett Johansson, aktorja më e paguar në

Për të dytin vit radhazi, Scarlett Johansson është aktorja më e paguar e Hollivudit.

34-vjeçarja kryeson sërish listën e revistës prestigjioze amerikane “Forbes” si aktorja më e paguar dhe më e kërkuar e Hollivudit, me fitime brenda një viti prej 56 milionë dollarësh, falë rolit të saj në filmin “Vejusha e Zezë” dhe “Avengers: Endgame”. 

Pas saj, me një diferencë prej 6 milionë dollarësh u rendit aktorja Sofia Vergara dhe bjondja Reese Witherspoon me 35 milionë dollarë. Dhjetëshja e aktoreve më të paguara në Hollivud përbëhet e gjitha nga bjonde: Nicole Kidman, Jennifer Aniston, Margot Robbie apo Charlize Theron.

Sipas “Forbes”, 10 aktoret më të paguara kushtojnë bashkë 588,3 milionë dollarë. Por, ndjeshëm dallohet diferenca mes aktoreve femra dhe atyre meshkuj, ku Dwayne Johnson, aktori më i paguar, fiton në një vit 90 milionë dollarë, thuajse dyfishin e Johansson. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë