Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

G7 në sfondin e përçarjeve, Trump përgënjeshtron mediat: Jemi të bashkuar

Nga A2 CNN
25 Gusht 2019, 15:00 | Bota
G7 në sfondin e përçarjeve, Trump përgënjeshtron

Politikat e proteksionizmit tregtar, ndryshimeve klimatike, Iranit dhe nisma e Francës për të takuar teknologjinë dixhitale, po dominojnë samitin e G7-s që po zhvillohet në Biarritz të Francës.

Por, ndërsa titujt kryesorë që po shoqërojnë samitin e vënë theksin tek ndasitë e mëdha midis udhëheqësve të vendeve më të industrializuara, kryesisht për politikat e Donald Trump, Presidenti amerikan u përpoq të pikturonte një panoramë uniteti. Sipas tij, liderët e tjerë po tregonin respekt për luftën tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.

“Para se të mbërrija në Francë, lajmet e rreme dhe të neveritshme pretendonin se marrëdhëniet me 6 vendet e tjera të G7-s ishin shumë të tensionuara dhe se dy ditët e takimeve do të ishin nja katastrofë. Por, në të vërtetë, ne po zhvillojmë takime shumë të mira e po shkojmë shumë mirë bashkë”, tha Trump.

Në prag të samitit, Trump kërcënoi organizatorin e tij, Francën, se do të taksonte verën e prodhuar në ketë vend në një mënyrë të paprecedentë nëse Parisi nuk do të hiqte dorë nga tarifa dixhitale ndaj kompanive amerikane. Presidenti në largim i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili merr pjesë në diskutime, tha se takimi do të jetë një test i vështirë solidariteti dhe paralajmëroi se BE-ja do të kundërpërgjigjej nëse Trump do t’i kthente në realitet kërcënimet. 

“Për mua është absolutisht e qartë se nëse dikush, për shembull Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump i përdorin tarifat dhe taksimin si instrument politik, konfrontimi mund të bëhet shumë i rrezikshëm për të gjithë botën, përfshirë Bashkimin Europian”, tha Tusk. 

Pjesë kryesore e axhendës janë gjithashtu zjarret që kanë përfshirë pyjet e Amazonës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë