Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Muzikë, alkool dhe festë e çmendur, në Karnavalet e Notting Hill

Nga A2 CNN
25 Gusht 2019, 21:09 | Fotolajme

Një milionë persona mendohet të jetë numri i atyre që do të marrin pjesë në Karnavalet e Notting Hill në Londër, një festë dyditore që ka nisur të dielën dhe do të vazhdojë edhe të hënën. Me temperaturat e larta dhe dëshirën e madhe të njerëzve për të festuar, shpesh duke e tepruar edhe me alkoolin, 12 mijë forca policie janë angazhuar që të ruajnë qetësinë dhe të sigurohen që gjithçka do të shkojë mirë. Vitin e kalua dy persona u plagosën me thikë ndërsa 45 policë u lënduan.

Rrugët e lagjes së famshme londineze gjithsesi u mbushën me njerëz që festonin, pinin alkool, ngjyrosnin njëri-tjetrin. Autoritetet bënë thirrje që pjesëmarrësit të konsumonin sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë