Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Qeveria mbyll pushimet, të mërkurën mbledhja e kabinetit

Nga A2 CNN
25 Gusht 2019, 14:17 | Politikë
Qeveria mbyll pushimet, të mërkurën mbledhja e kabinetit

Kjo e diel shënon fundin e pushimeve për të gjithë kabinetin qeveritar.  

Një pjesë e kabinetit ka qenë në punë edhe javën që lamë pas, por nga 26 gushti asnjë prej krerëve të ministrive nuk do të jetë më jashtë zyrës.

Këtë të mërkurë pritet të zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë, ku fokusi është bilanci i punës dhe vendosja e piketave për secilën ministri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga pushimet e tij në Shqipëri, ndërsa urdhri ka qenë që të gjithë anëtarët e kabinetit të pushojnë vetëm në vendin tonë.

Këtë e rikonfirmoi edhe vetë kreu i ekzekutivit në një postim përmes të cilit gjithashtu shuante zërat se kishte qenë vetë në Greqi për t’u çlodhur, siç pretendonin mediat greke. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu