Rusia teston dy predha nga nëndetëset bërthamore në Arktik – A2

Rusia teston dy predha nga nëndetëset bërthamore në Arktik

Rusia ka lëshuar këtë të diel dy predha luftarake nga dy nëndetëse bërthamore të saj në Oqeanin Arktik dhe detin Barenc. Lajmin e konfirmoi Ministria ruse e Mbrojtjes e cila e përshkroi testimin si të suksesshëm pasi predhat goditën objektivin.

“Nëndetëset bërthamore Tula dhe Yuri Dolgoruky lëshuan dy predha luftarake, Sineva dhe Bulava, në rrethin polar dhe detin Barenc”, thuhej në një postim në Twitter të ministrisë. Sipas saj, ky testim luftarak u bë për të konfirmuar kapacitetet teknike të predhave dhe të sistemit të nëndetëseve.

Testimi u krye dy javë pasi pesë specialistë bërthamore mbetën të vrarë në një shpërthim në qytetin e fshehtë rus, Saroc. Edhe pse nuk është konfirmuar se shpërthimi ishte bërthamor, autoritetet në Rusi kanë kapur rritje të nivelit të rrezatimit pas shpërthimit në një bazë ushtarake aty pranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2