Samiti i G7-s, gaz lotsjellës e arrestime gjatë protestave në Francë

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e protestuesve në Bejon, pranë resortit të Biarritz, ku Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe liderët e tjerë të vendeve të G7-s, po takohen për samitin 3-ditor.

Dhjetëra protestues, disa prej të cilëve me maska në fytyrë, sfiduan radhët e policëve duke gjuajtur me gurë dhe objekte të tjera. Disa persona u vunë në pranga.

Më herët, mijëra aktivistë kundër globalizimit, separtistë baskë dhe pjesëtarë të lëvizjes së Jelekëve të Verdhë marshuan paqësisht përgjatë kufirit të Francës me Spanjën për të kërkuar veprim nga liderët e G7-s.

Më shume së 13 mijë policë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë në zonën ku po zhvillohet samiti në Biarritz.

Shkarkoni aplikacionin e A2