Andoni: Albin Kurti kryeministër? Zgjidhje e mirë, por duhet të njohë simbolet e shtetit të tij

Në Kosovë parlamenti është shpërndarë dhe vendi po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, me koalicionet që po marrin konturet e tyre.

Por për analistin Ben Andoni, këto marrëveshje politike mbartin problematika të mëdha. “Fakti që Qeverinë e vendosin aleancat që marrin më shumë vota, ka prishur sensin e zgjedhjes në Kosove, sepse partitë nuk garojnë më me baze ideologjike dhe programore por me bazë numrash, dhe kjo ka sjellë faktin që  janë bashkuar parti shumë kontradiktore me njëra tjetrën, si partia e re PSD që po bashkëpunon me AAK, ose AKR me Nismën, ndërkohë që një palë është e djathë, ndërsa tjetra e majtë”.

Lëvizjet brenda LDK janë për Andonin një tregues i mirë i këtyre mekanizmave.

“Ka kohë që për shkak të gjendjes së liderit Isa Mustafa por edhe trandjes së elektoratit, LDK ndodhet në krizë të madhe. Lufti Aziri me Agim Veliu, krerët e LDK të qyteteve kryesore, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë . Nuk fryn një erë e mirë në mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen, ku edhe njëherë ndodhemi përballë një baze ideologjike të ndryshme”, thotë analisti për A2.

Ndërkohë, për të PDK po shmanget nga koalicionet, por ajo “po shikon përplasjet dhe do të lëvizë në momentet e fundit”, madje Andoni nuk përjashton edhe një afrim me vetë LDK, ashtu siç i ndodhi në 2017 “PD-së dhe PS-së në Shqipëri”, dhe kjo sipas tij mund të ndodh sepse tashmë sepse elektorati shqiptar po bëhet gjithmonë e më pragmatist”.

Duke parë edhe zhvillimet që priten në diskutimet për statusin e Kosovës, dhe mundësia ende reale për një shkëmbim territoresh me Serbinë, Andoni mendon se hipoteza e Albin Kurtit si kryeministër i ardhshëm “është një zgjidhje e mirë, por Kurti duhet të njoh më parë simbolet e shtetit të tij”.   

Shkarkoni aplikacionin e A2