Bastiset argjendaria në Nju Jork, grabitësit shohin kamerat në sy

Të paktën tre persona grabitën një prej argjendarive më të mëdha të Nju Jorkut të dielën, duke mos u shqetësuar aspak për kamerat. Asnjë prej tyre nuk mbante maskë madje njëri drejton shikimin nga kamera dhe vazhdon “punën” sipas planit.

Sipas mediave amerikane, grabitësit u futën fillimisht duke u shtirur si klientë në dyqanin “Avianne and Co.” në Rrugën e Diamanteve, për të nxjerrë më pas pistoletat duke tmerruar katër punonjësit, të cilët më pas i lidhën. Grabitësit mbushën të paktën një çantë me bizhuteri. Ekspozimi ndaj kamerave ka bërë që Policia t’i identifikojë dhe “gjuetia” ndaj tyre ka nisur.

Vlera e bizhuterive të vjedhura nuk është konfirmuar ende, por sipas raportimeve paraprake bëhet fjalë për 4 milionë dollarë. “Avianne and Co.” E konsideron veten si një argjendari e personave të famshëm në Nju Jork, pasi në listën e klientëve të rregullt ka disa prej yjeve të muzikës Pop, si Lil Wayne apo Nicki Minaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2