Bie prodhimi i energjisë elektrike, 2,1 herë më i ulët se vjet – A2

Bie prodhimi i energjisë elektrike, 2,1 herë më i ulët se vjet

Prodhimi i energjisë elektrike ka rënë ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit. Ne periudhën prill-qershor, hidrocentralet publike dhe ato private kanë realizuar një prodhim rreth 2,1 herë më të ulët se një vit më parë, duke mos arritur të përmbushë kërkesën më të lartë për konsum, si nga bizneset ashtu edhe nga familjet.

Ndryshe nga një vit më parë kur u kthyem në eksportues, vendi është detyruar të blejë energji nga jashtë. Ndërsa importi është i destinuar të vijojë edhe gjatë pjesës tjetër të vitit, duke ndikuar negativisht në ecurinë e ekonomisë.

Ndërkohë shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se është rritur pjesa e prodhimit nga impiantet fotovoltaike. Energjia e rinovueshme zë tashmë 0.5% të energjisë së prodhuar, krahasuar me 0.3% në tremujorin e parë të vitit.

Shkarkoni aplikacionin e A2