Çështja Kajmaku, Prokuroria kërkon shenjat e gishtërinjve

Prokuroria e Përgjithshme kërkon shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, kryetarit të ri të bashkisë Vorë.

Shkresa nga Drejtoria e  Dekriminalizimit ka shkuar pranë subjektit të verifikimit dhe brenda 5 ditëve duhet të jepen gjurmët e gishtërinjve.

Kajmaku do verifikohet brenda dhe jashtë vendit. Burime zyrtare thanë se pa marrë shenjat nuk do të dërgohet asnjë shenjë kërkesë jashtë vendit. Ai dyshohet se ka ndryshuar identitet dhe vetëm pas shenjave të gishtërinjve do t’i kërkohet shtetit grek informacion mbi të shkuarën e tij.

Sipas PD-së, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi për falsifikim kartëmonedhash.  Ndër të tjera PD pretendon se Kajmaku është dëbuar nga autoritete greke.

Shkarkoni aplikacionin e A2