Çifti që kërkon metale gjen monedha me vlerë mbi 5 milionë euro – A2

Çifti që kërkon metale gjen monedha me vlerë mbi 5 milionë euro

Një çift anglez, që ka pasion kërkimin për flori me detektor metalesh, ka gjetur një nga depot më të mëdha të thesarit, i cili besohet se vlen mbi 5 milionë euro.

Adam Staples dhe Lisa Grace zbuluan rreth 2 600 monedha antike të përpara 1 000 viteve. Shumë prej monedhave janë në gjendje të mirë dhe mund të vlerësohen diku midis 1 000 dhe 5 000 euro secila.

Monedhat e argjendit janë nga koha e Mbretit Harold II, i cili mbretëroi vetëm 7 muaj, kështu që monedhat nga ajo periudhë janë jashtëzakonisht të rralla.

Shkarkoni aplikacionin e A2