Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dëmtohet Mbappe, nuk luan kundër Shqipërisë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 14:23 | Futboll
Dëmtohet Mbappe, nuk luan kundër Shqipërisë

Sikur të mos mjaftonte çështja Neymar, Paris SG nuk do të ketë në dispozicion për të paktën një muaj as Kylian Mbappe. Pikërisht në ndeshjen e fituar ndaj Tulouse, Mbappe pësoi një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës duke u detyruar të lërë fushën në minutën e 66.

Prej këtij dëmtimi, ylli francez do të humbasë ndeshjen ndaj Shqipërisë, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 e cila luhet në datën 7 shtator në Paris. Jo vetëm kaq pasi nga fusha e lojës këtë fundjavë, doli i dëmtuar edhe sulmuesi tjetër Edinson Cavani i cili shtohet listës së gjatë të lojtarëve që kanë mbushur infermierinë e parisienëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë