Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Garancia e pediatres, mjekët e familjes arrijnë t'i menaxhojnë virozat

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 15:00 | Sociale
Garancia e pediatres, mjekët e familjes arrijnë t'i

Mbi 250 fëmijë i drejtohen çdo ditë urgjencës së Pediatrisë. Stina që po kalojmë sjell edhe shtimin e virozave te të vegjlit.

Ditët e plazhit po mbarojnë dhe së shpejti fëmijët do t’u drejtohen kopshteve apo shkollave, ku mundësia e përhapjes së virozave është më e madhe. Kësisoj, priten dyndje të mëdha te Pediatria, por rastet e lehta mund të përkeqësohen nga përhapja e infeksioneve, ndaj mjekët e qendrave shëndetësore apelojnë për vizitat në lagje. “Nuk ka pse banorët e zonave t’i drejtohet Qendrës Spitalore Universitare për shqetësimin më të vogël”, thotë pediatrja Makbule Kastrati. “Nuk janë sëmundje që mjekët e familjes nuk i menaxhojnë dot, janë diagnoza nga më rutinë që ne hasim”. Kastrati këshillon prindërit për kujdesin në kushtet shtëpiake. “Duhet të menaxhohet temperatura, duke dhënë ulës temperatura, kompresa, ambiente të ajrosura dhe dietë me lëngje. T’i qëndrojnë larg antibiotikëve pa qenë nevoja”, thotë ajo.

https://a2news.com/2019/08/26/vendimi-i-ishp-femijet-e-pa-vaksinuar-nuk-do-pranohen-ne-shkolla/

Në repartin e Pediatrisë së kësaj qendre shëndetësore nuk paraqitet asnjë rast, ndërsa vizitat në Urgjencën e Pediatrisë janë tepër të shpeshta. Autoritetet shëndetësore vijojnë t’u bëjnë thirrje prindërve që në rastin e virozave të lehta, të shmangin Urgjencën e Pediatrisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani