Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Karaburun, kërkohet çifti hungarez, lëshuan sinjalin SOS

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 08:45 | Aktualitet
Karaburun, kërkohet çifti hungarez, lëshuan sinjalin SOS

Policia është në kërkim të dy turistëve me origjinë hungareze që darkën e ditës së djeshme kanë lëshuar një sinjal ndihme në zonën e Karaburunit.

Kur kanë kaluar më shumë se 14 orë nga kërkesa për ndihmë, ata ende nuk janë gjetur, dhe telefon i tyre rezulton i fikur.

Automjeti që kishin marrë me qira ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë.

Në kërkim të çiftit, të cilët mendohen të jenë rreth 35-40 vjeç, janë grupet e organizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ndërsa Policia Kufitare ka vënë në dispozicion mjetet e saj lundruese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë