Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza energjetike, eksperti: Duhej një menaxhim më i mirë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 15:30 | Ekonomi
Kriza energjetike, eksperti: Duhej një menaxhim më i mirë

Kriza energjetike duhet të ishte parashikuar, ndërsa efektet e saj mund të zbuteshin me një menaxhim dhe planifikim më efikas nga ana e institucioneve. Pas importeve të larta të energjisë gjatë muajve të parë të vitit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike u detyrua të shkurtonte investimet e planifikuar.

Por sipas ekspertit për energjinë, Lorenc Gordani, investimet nuk duhen ndërprerë ndërsa masat duhen të ishin ndërmarrë kohë më parë. “Duhet të ishte punuar më mirë për menaxhimin. Kompania publike në këtë rast është ajo që po prodhon më pak pasi nuk ka bërë një planifikim afatgjatë. Nga ana tjetër, jemi të detyruar të arrijmë objektivat për sa i përket energjive të rinovueshme, dhe konsumin e kemi gjithnjë në rritje, prandaj duhet të shtojmë investimet për energjinë e rinovueshme”.

Sipas Gordanit, vlera që humbasin për importe është e konsiderueshme dhe do të ndihmonte ndjeshëm bilancin energjetik, nëse do të kanalizoheshin në investime për energjinë e rinovueshme. “Janë 150 milionë euro që kanë dalë jashtë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe. Me një shumë të tillë mund të kishim pasur dy parqe fotovoltaike”, thotë Gordani.

Diversifikimi i energjisë është një prej sfidave më të mëdha të Shqipërisë, që aktualisht është e varur tërësisht nga reshjet. Sipas Gordanit tranzicioni drejt fotovoltaikëve (paneleve diellore) dhe erës do të ishte më i shpejtë pas lehtësimit të procedurave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë