Lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump: Së shpejti rinisim bisedimet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të rinisin së shpejti bisedimet tregtare.

Pas përshkallëzimit të tensioneve në fundjavë, Donald Trump tha nga samiti i G7-s se Kina kishte kërkuar arritjen e një marrëveshje. 

“Kina telefonoi mbrëmë ekipin negociator për tregtinë dhe kërkoi që të riuleshim në tryezë. Ne do të rinisim bisedimet, pasi mendoj se ata duan vërtetë të bëjnë diçka. Janë dëmtuar rëndë, por e kuptojnë se kjo është gjëja e duhur për të bërë. I respektoj shumë për këtë. Ky është një zhvillim shumë pozitiv për botën”, tha Trump.

Shkarkoni aplikacionin e A2