Maqedoni e Veriut-Serbi, pikë të përbashkët kufitare në Preshevë

Lëvizja e qytetarëve dhe e mallrave nga Maqedonia e Veriut në Serbi dhe anasjelltas nga e hëna zhvillohet vetëm përmes një pikë kufitare. Kryeministrat e dy shteteve, Zoran Zaev dhe Ana Brnabic, përuruan zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit në vendkalimin Tabanoc-Preshevë.

Ky akt u vlerësua si shumë i rëndësishëm, jo vetëm për bashkëpunimin ekonomik, por edhe për zhvillimin e rajonit në përgjithësi. “Kontrolli i përbashkët kufitar është kurorëzim i fqinjësisë së mirë mes dy shteteve”, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili shtoi se me konceptin e ri do të përshpejtohet lëvizja e qytetarëve, mallrave dhe turistëve transit.

Ndërsa Brnabic u shpreh se menaxhimi i integruar i kufirit nxit tregtinë rajonale dhe kalimin më të shpejtë të mallrave. Ajo kritikoi, me këtë rast, vendimin e Kosovës për aplikimin e taksave për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, duke theksuar se Beogradi do të kërkojë zgjidhje alternative në arritjen e marrëveshjeve me shtetet tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2