Parisi në festë, shënohet 75-vjetori i çlirimit nga nazistët

Me parada, kërcime, lot dhe puthje, Parisi shënoi të dielën 75-vjetorin e fitores ndaj pushtimit nazist. Në paradën që nisi nga Porte d’Orleans deri në Place Denfert-Rochereau, parakaluan burra të veshur me uniformat e forcave aleate, të hipur në tanke dhe mjete të tjera ushtarake. Turma e spektatorëve të grumbulluar anës rrugëve i shoqëronte me brohoritje.

Të përfaqësuar në paradë, ishin luftëtarët francezë të rezistencës, trupat amerikane dhe spanjolle, të cilët patën një rol kyç në çlirimin e Parisit. Muzeu i Çlirimit të Parisit, i cili i dedikohet heronjve të luftës që çuan në fundin e pushtimit nazist, hapi gjithashtu dyert për publikun.

“Në një farë mënyre i detyrohem zbarkimeve në Normandi dhe çlirimit të Parisit për jetën time. Mendoj se është e mrekullueshme të festojmë këto 75 vite”, thotë një 74-vjeçare, pjesëmarrëse në Paradë. “Gjeja që më emocionoi më shumë ishin kambanat, pasi ato filluan të binin pikërisht në momentin e saktë të përfundimit të luftës”, kujton Dominique Bloch-Berthie, banori Parisit.

Çlirimi i Parisit erdhi pas 6 ditësh luftime mes forcave franceze të rezistencës të drejtuara nga Gjenerali Charles De Gaul dhe ushtrisë gjermane. Luftëtarët e rezistencës të përbërë nga civilë e ushtarë, ndërtuan barrikada rreth qytetit dhe u përfshinë në përleshje të armatosura. Gjermanët u dorëzuan në 25 gusht në hotelin “Meurice” në qendër të Parisit. 2 milionë parisienë shpërthyen në festë në Champs-Élysées, ku u mbajt edhe parada e fitores, e kryesuar nga De Gaul.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat