Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Parku “Rinia” në Elbasan, betonizimi e zgjatja e punimeve shqetësojnë banorët

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 12:59 | Aktualitet
Parku “Rinia” në Elbasan, betonizimi e zgjatja e punimeve

Edhe pse afati i përfundimit të punimeve ishte 15 muaj pas korrikut të vitit 2017, sërish edhe sot, në Parkun “Rinia” në Elbasan, vijon puna për përfundimin e tij.

Veç tejzgjatjes së punimeve, ajo çka shqetëson e deri diku bezdis frekuentuesit e rregullt të tij është hapësira e betonizuar, e cila përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme të parkut. “Nuk e dimë pse duhet gjithë ky beton këtu, do të bëhet parkim për makinat, apo biçikletat, nuk e di”, thotë një qytetar.

Por ka edhe nga ata të cilët, mes pluhurit dhe betonit shikojnë pozitiv faktin e ndryshimit që po pëson ky park. “Pak pluhur dhe beton, por gjithsesi më duket i ndryshuar. Është park, dhe për parkun gjithmonë ka debate”, thotë një tjetër qytetar.

Rreth 250 milionë lekë të reja është granti i miratuar nga fondi i zhvillimit të rajoneve që do të mundësojë rikonstruksionin e plotë të parkut. Edhe pse thuajse një vit jashtë afateve të përcaktuara ende nuk ka një datë se kur do të përfundojnë punimet në këtë park.

A2 CNN Livestream

Dita jonë