Shano: Lidhjet me krimin Rilindja nuk i sheh si problem, por si i vetmi sistem për të ushtruar pushtet

Në 109 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, dikush mund të kujtojë fjalinë e saj gjatë vizitës në Tiranë, ( “O Zot, hiqe mallkimin tënd nga populli shqiptar”) për t’i  ngjitur situatës politike në vend.

Dritan Shano është dakord. “Mendoj se kemi ende një mallkim në supet tona, mungon dashuria për vendin, dhe sigurisht nuk jemi të bashkuar me një dëshirë dhe një qëllim siç thuhet në himn”.

Por sipas, tij, përtej mallkimit kemi të bëjmë edhe me një zgjedhje të vetëdijshme. Si në rastin  e zgjedhjes së kryebashkiakëve të akuzuar si me probleme me drejtësinë.

“Nuk janë raste të izoluara. Mënyra sesi përzgjidhen njerëzit në formacionet politike shqiptare është unike, ka një person në krye që vendos dhe tentativa për të thënë që unë nuk i di këto gjera nuk shkon”.

Sipas tij, kemi të bëjmë me “një sjellje e kalkuluar dhe gjakëtoftë qysh nga ardhja e Rilindjes në pushtet, me persona me nga 5 emra, një sistem i ngritur që të falsifikojë demokracinë dhe për të mjelë ekonominë e varfër shqiptare”.

Për Shanon kulmi qëndron te fakti se “mazhoranca nuk e sheh këtë gjë si problematike, por i vetmi sistem për të ushtruar pushtetin”, në shpresën që opozita mos të gjej “problemet që kanë në komisariatet e Evropës. Kryeministri ka qenë mbështetësi i tyre i parë”.

Në këtë pikë ai tregohet skeptik për mundësinë një dekriminalizimi të politikës, sepse siç thuhet “duhet të jesh dy për të kërcyer tango, duhet shpresuar që populli të çoj në shtëpi këtë person që nuk dëshiron të kërcejë”.

LSI duket se e mendon ndryshe, ajo nuk sheh Ramën si pengesë për zgjedhjet.

“Zgjedhjet janë zgjidhja është koncept që  qëndron në princip, po zgjedhje me Ramën nuk ka. Çdo mendim i ndryshëm dhe alternativ përkundër asaj që propozon Partia Demokratike i prish punë opozitës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2