Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Të ardhmen e Icardi-t e zbulon Wanda

Nga A2 CNN
26 Gusht 2019, 11:07 | Futboll
Të ardhmen e Icardi-t e zbulon Wanda

Inter është pista më konkrete për të ardhmen e Mauro Icardi-t, pavarësisht nëse trajneri Conte do t’i besojë apo jo formacionin argjentinasit. Është pikërisht e bashkëshortja dhe agjentja e futbollistit, Wanda Nara, e ka zbuluar detaje të reja në mediat italiane.

“Icardi ka refuzuar gjithmonë oferta nga skuadra të mëdha. Unë kam bërë punën time duke folur me shumë klube por në fund vendimi i takon atij. Mendoj se do të qëndroj tek Inter. Konte është një nga trajnerët më të mirë por bën atë që i thonë drejtuesit”, është shprehur Nara. Inter përballet sot me Lecce-n, në takimin mbyllës të javës së parë të Serie A.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli