Tirana, Mema: Ndaj Teutës, testi i vërtetë

Tre ditë pas fitores ndaj Luftëtarit, Tirana pret Teutën në “Selman Stërmasi” për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Për trajnerin Ardian Mema, ky do të jetë testi i vërtetë i bardhebluve, duke marrë parasysh vlerat e kundërshtarit.

“Është një nga ndeshjet më të vështira të fazës së parë. Nesër masim forcën me Teutën. Besoj që do ta menaxhojmë mirë lojën. Mendoj që nesër kemi testin real”, tha Mema.

Shkarkoni aplikacionin e A2