Veliaj: Brenda mandatit merr fund mësimi me dy turne

Bashkia e Tiranës zhvilloi mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak pas konstituimit të tij.

Erion Veliaj bëri një përmbledhje të projekteve të pritshme në Tiranë, duke u përqendruar tek viti i ri shkollor. Por, pavarësisht investimeve të kryera, edhe këtë vit nxënësit në Tiranë do të mësojnë me dy turne.

E vetmja shkollë e re që hapet këtë shtator është ajo e muzikës “Servete Maçi”, ndërsa të tjerat janë shtesa dhe rikonstruksione.

“Kjo është shkolla e pestë e re nga fillimi. Jam entuziast për punën në këtë shkollë”, tha Veliaj.

Pa opozitë në këshill dhe pa asnjë ndërhyrje gjatë fjalës së tij, Erion Veliaj theksoi se sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet tërësisht pedonal.

Në mbyllje të mbledhjes u miratuan 6 pikat e rendit të ditës.

Shkarkoni aplikacionin e A2