Vendimi i ISHP: Fëmijët e pa vaksinuar nuk do pranohen në shkolla

Ulja e mbulesës vaksinale, kryesisht në Tiranë, detyron autoritetet shëndetësore të forcojnë masat.  

Ketë vit shkollor asnjë fëmijë nuk do të pranohet në institucionet arsimore   nëse nuk dorëzon kartelën  e vaksinave te kryera.  

Shefja e sëmundjeve infektive Silva Bino thotë se kjo do të jetë një procedurë e përvitshme pavarësisht nëse  nxënësi është në klasë të parë apo në gjimnaz.

Silva Bino

“Asnjë fëmijë nuk do të pranohet në shkollë pa paraqitur kartelën e vaksinimit. Është shumë e rëndësishme që fëmijët tanë të jenë plotësisht të vaksinuar, sepse ata ruajnë veten por edhe ata që nuk mund të vaksinohen për shkak të sëmundjes, thotë Silva Bino, shefe për sëmundjet infektive në ISHP.

Monitorimi nuk do të mungojë as në shkollat private tek të cilat është vënë re neglizhencë ndaj zbatimit të ligjit. Bino thotë se në rast shkeljesh do të ketë ndëshkime ndaj institucioneve arsimore.

Vendimi i institutit të shëndetit publik synon rritjen e  vaksinimit tek fëmijëve  dhe veçanërisht ndaj sëmundjes së fruthit.

Gjatë dy viteve e fundit virusi vdekjeprurës preku qindra fëmijë te pa vaksinuar, krahas komplikacione të rënda, ku fruthi shkaktoi dhe viktima. 

Shkarkoni aplikacionin e A2