Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

3 ndeshje në 7 ditë, “shtrydhet” kampionati shqiptar

Nga A2 CNN
27 Gusht 2019, 10:54 | Futboll
3 ndeshje në 7 ditë, “shtrydhet” kampionati shqiptar

3 ndeshje brenda 1 jave. Ky është ritmi me të cilin ka nisur kategoria superiore në vend, diçka aspak favorizuese për klubet në një kohë kur edhe temperaturat mbeten të larta. E gjitha kjo, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve të cilat zhvillojnë kualifikueset e radhës për “Euro 2020” në muajin shtator.

Federata Shqiptare kërkon të mos ketë shtyrje të afatit përfundimtar për mbarimin e kampionatit, dhe për këtë duhet të sakrifikojnë skuadrat e vendit. Kategoria superiore vijon sot me takimin e parë për javën e dytë, Tirana-Teuta. 24 orë më vonë, Vllaznia udhëton drejt Ballshit për tu përballur me Bylisin, Laçi do të presë Skënderbeun, Luftëtari do të sfidojë kampionët e Partizanit ndërsa takimi tjetër do të jetë ai mes Flamurtarit dhe Kukësit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani