Akuzat e PD, Kajmaku tregon pasaportën: Kam hyrë e kam dalë disa herë nga Greqia

Kryetari i Bashkisë së Vorë iu përgjigj përsëri akuzave të Partisë Demokratike se ndaj tij ka një urdhër arresti në Greqi. Duke postuar në Facebook foto që, sipas tij, është e pasaportës së vet, Kajmaku thotë se akuzat e PD janë të pavërteta, pasi ai ka hyrë e ka dalë disa herë nga vendi fqinj.

“Tellalli i PD u mor me mua prapë sot, por s’ka problem se e vërteta vonon por nuk harron. Unë paskam urdhër arresti në Greqi dhe hykam e dalkam sa herë dua! Ja ku e kam që kam hyrë e kam dalë nga Greqia para se të dilte emri kandidat. E vërteta ime do vërtetohet siç e kam thënë, po jo nga limoni i shtrydhur i PD, por nga autoritetet. Unë s’jam arrestuar dhe s’jam dënuar në Greqi, por kam bërë punë me emër tjetër, si gjithë shqiptarët. Po të isha në kërkim, s’do hyja dhe dilja sipas qejfit!”, shkruan Kajmaku në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2